Fjalët e Ibrahim Rugovës pranë varrit të Xhemajl Mustafës

0
29

Geci kujton edhe një moment të tij me presidentin Rugova kur kishin shkuar të bëjnë homazhe te varri i Mustafës.
Esat Geci, përcjellësi i Ibrahim Rugovës ka përkujtuar të ndjerin Xhemajl Mustafa, i cili u vra pabesisht ende e pazbardhur.

Geci kujton edhe një moment të tij me presidentin Rugova kur kishin shkuar të bëjnë homazhe te varri i Mustafës.

Postimi i plotë:
Sot 18 vite bëhen nga vrasja e njeriut që punoj pa u ndalur që ne sot ta gëzojmë lirinë, por bandat dhe kriminelët te cilët e vranë ketë popull dhe te ardhmen e tij. Xhemen e vranë vetëm e vetëm pse punoj me shpirt dhe sakrific për ket popull i cili diti ti vlerësoj njerzit si Xhemajl Mustafa andaj ne shenj përkujtimi i shprehi ngushëllime familjes se Xhemajl Mustafës dhe njerëzve qe punuan më të. Kjo dit është dita ma e errët e Kosovës se pas lufte sepse e vranë njeriun qe punoj me dekada për ne. Më kujtohet dita kur shkuam me presidentin Rugova pran varrit te Xhemajl Mustafes po sa u përulem para varrit te Xhemajl Mustafës, presidenti Rugova tha Kosovës ju vra e tashmja dhe e ardhmja e këtij populli ,ata që vranë Xhemen do ti mallkoj zoti ,sepse te qosh dorë mbi Xhemajl Mustafen është sikur të qosh dorë mbi popullin e Kosovës dhe me lot ne sy presidenti Rugova hypi në kerrin e ti dhe u nisem për Prishtinë
Zoti e Bekoft Xhemajl dhe familjen e tij.