Pacolli: Ngritja e taksës nuk është drejtuar kundër serbëve në Kosovë

0
61

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli deklaroi se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind, është në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se vendimi nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë.
Postimi i plotë:
E njëjta masë vlen edhe për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës.

Uroj dhe shpresoj që kjo masë mos të ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, sepse nuk ka arsye. Ne do të jemi pran tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarëve në mënyrë që gjithçka siç është paraparë në vendimin e qeverisë të zbatohet në praktikë.

Votimi i sotëm në mbledhjen e Qeverisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës