Macron i dërgon letër Vuçiqit

0
86

Macron dhe Vuçiq“Kjo është një letër veçanërisht për Serbinë. Flet për shtetin e Serbisë dhe popullit tonë. Flet për viktimat serbe dhe çmimet që i pagoi Serbia në Luftën e Parë Botërore”, raportojnë këto mediume.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do t’i drejtohet gazetarëve në konferencë rreth një letre të cilën ia ka dërguar presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Ndonëse nuk dihet përmbajtja e kësaj letre, mediat serbe shkruajnë se lidhet edhe me çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e dy shteteve.

“Kjo është një letër veçanërisht për Serbinë. Flet për shtetin e Serbisë dhe popullit tonë. Flet për viktimat serbe dhe çmimet që i pagoi Serbia në Luftën e Parë Botërore”, raportojnë këto mediume.

Vlen të theksohet se presidenti Vuçiq nuk ishte ndier aq mirë me pozicionimin dhe mirëpritjen që ia kishin bërë para disa javësh në ceremoninë e Parisit, ku të ftuar ishin gjithë liderët botëror, duke përfshirë edhe presidentin, Thaçi