Dështimi i Kosovës në Interpol, Serbisë i ndihmoi edhe Thaçi

0
56

Analisti politik Imer Mushkolaj pohon se, dështimi i Kosovës në Interpol është dështimi më i madh i shtetit, i cili ndodhet në një situatë mjaft delikate për vendin.

“Natyrisht, Serbia e ka bërë punën e vet duke lobuar që ta parandalojë anëtarësimin e Kosovës, por kësaj i kanë ndihmuar edhe politikanët e Kosovës, sidomos presidenti Thaçi me idenë e tij të korrigjimit të kufijve. Si të votosh për anëtarësimin në Interpol të një shteti, tërësinë dhe integritetin territorial të cilin e konteston vetë presidenti i tij?”, thotë Mushkolaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, është shumë dëshpëruese të shohësh gati gjysmën e shteteve që e kanë njohur shtetin e Kosovës që votojnë kundër anëtarësimit në Interpol.

“Diplomacia kosovare ka dështuar plotësisht dhe për këtë dikush të jep përgjegjësi. Nuk mundet që kjo situatë të kalojë sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, përfundon Imer Mushkolaj.