Ky është çmimi i Samsung Galaxy F, telefoni që paloset

0
46

Telefoni do të quhet “Galaxy F”, dhe se çmimi i tij do të jetë plot 1770 dollarë
Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi telefonin e palosshëm pak ditë më parë.
Media koreane “Yonhap” thotë se kompania do ta hedhë në treg që në mars të vitit 2019.

Po e njëjta media thotë se telefoni do të quhet “Galaxy F”, dhe se çmimi i tij do të jetë plot 1770 dollarë.

Ideja e një telefoni që paloset është që të kesh një tabletë që mund ta palosësh e ta futësh në xhep. Se sa do të pëlqehet nga blerësit, e sidomos me atë çmim, mbetet për t’u parë në të ardhmen.