Zeka i reagon ashpër zv.kryeministrit Hoxhaj: Lejuat organizata ekstremiste fetare të financuar nga Serbia e Rusia…

0
43

Hoxhaj ka deklaruar se, “nëse Bashkimi Evropian nuk ua njeh të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës, atëherë kemi të bëjmë me islamofobi dhe albanofobi”.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhajt është shumë i vonshëm.

Hoxhaj ka deklaruar se, “nëse Bashkimi Evropian nuk ua njeh të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës, atëherë kemi të bëjmë me islamofobi dhe albanofobi”.

E këtë Zeka thotë se e ka thënë në çdo takim me ambasadorët e huaj apo edhe zyrtart evropian.
Sipas tij, politika hipokrite e Kosovës e kanë fajin më të madh për këtë.

“E para, sepse eshte munduar ta mbuloje perkatesine fetare me gjethin e fikut, e dyta, sepse ka lejuar organizata extremiste fetare te financuara nga Serbia-Rusia dhe disa vende te lindjes, qe ne emer te fese kane zhvilluar aktivitete antifetare, antikombetare dhe antishteterore. Kornizat e krejte ketije devinimi i ka ndertuar OKB-eja ne Kosove…”, shkruan Zeka ën Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se kjo nuk i falet zëvendëskryeministrit Hoxhaj pasi e ka ditë moti ktë punë.
Ja shkrimi i plotë i Milaim Zekës:
Shume i vone reagimi i Zv Kryeministrit Hoxha

Enver Hoxhaj, paska deklaru sot, se “nese BE nuk ua njeh te drejten e levizjes se lire qytetareve te Kosoves, atehere kemi te bejme me islamofobi dhe albanofobi”!

Ndoshta jam i vetmi zyrtar i shtetit te Kosoves i cili ne çdo takim me ambasadoret e huaje, po edhe zyrtar evropian, hapur ua kam thene kete gje. Ku jam bazuar? Ne diskriminimin e madh qe u behet shqiptareve neper gjithe Europen, madje ne mase te madhe edhe ne Skandonavi, pikerisht per shkak te perkatesise se tyre fetare dhe kombetare.

Politika hipokrite e Kosoves e kamë fajin me te madh per kete. E para, sepse eshte munduar ta mbuloje perkatesine fetare me gjethin e fikut, e dyta, sepse ka lejuar organizata extremiste fetare te financuara nga Serbia-Rusia dhe disa vende te lindjes, qe ne emer te fese kane zhvilluar aktivitete antifetare, antikombetare dhe antishteterore. Kornizat e krejte ketije devinimi i ka ndertuar OKB-eja ne Kosove…

Me fole ndonje mesues ne ndonje shkolle fillore te Abrise, Açareves, apo Rezalles, i falet, ama jo Enver Hoxhes, i cili e ka dite moti kete pune. E kane ditur edhe lideret e tjere politik, te cilet Behgjet Pacollin eshte dashte me emru minister te zhvillimit ekonomik, po ne asnje menyre MPJ. Ne rrafshin nderkombetar, kurr ma keq nuk kemi qene!!!