Pal Lekaj e rehaton në ministrin e tij, djalin e zëvendësministrit

0
34

Që prej ditës së djeshme, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, do ta ketë një koleg më shumë.Kolegu i tij i ri nuk është një person që ai nuk e njeh. Është djali i tij. Demokrat Selimaj është zgjedhur kandidat i suksesshëm në pozitën e zyrtarit për rregullim ekonomik.Idriz Selimaj, që vjen nga radhët e AAK-së, për Kallxo.com e ka konfirmuar, se djali i tij është punësuar në Ministrinë ku ai është zëvendësministër. Kjo Ministri udhëhiqet nga Pal Lekaj, që është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Rezultati për kandidatin e suksesshëm është publikuar gjatë ditës së djeshme, ku Demokrat Selimaj është bindshëm i poentuar më shumë se kundër kandidati i tij. Punësimi i tij është raportuar në Kallxo.com.Zëvendësministri thotë se nuk është marrë fare me konkursin e tij, madje deklaron se nuk e ka pasur pëlqimin e tij për të konkurruar në këtë punë.“Po, Demokrati është djali im. Por absolutisht nuk jam marrë me atë punë, është e drejtë e tij. Madje, ai nuk e ka pasur pëlqimin tim fare me u angazhu në këtë punë, meqë shumë shpejt po e regjistron doktoratën në Tiranë. Ai është i madh, i ka 27 vjet. Ai jeton në Prishtinë, unë në Suharekë”, tha Idriz Selimaj për Kallxo.com.

I pyetur se a e cilëson këtë si konflikt interesi, faktin që ai mban pozitë politike të rëndësishme në Ministri dhe në këtë kohë po punësohet djali i tij, zëvendësministri thotë se është e drejtë e tij të kërkojë punë.
“Absolutisht nuk e konsideroj që kemi të bëjmë me konflikt interesi sepse ai ka rastis me pas prindin zëvendësministër, përndryshe as që jam interesuar për këtë punë. Është e drejtë e tij me kërku punë, është djalë i 10, nuk e ka asnjë 9, prandaj nuk duhet as të ia këshilloj e as të ia mohoj të drejtën e tij të punës”, tha në mes tjerash zëvendës-ministri Selimaj për Kallxo.com.Ai thotë se ka qenë sfidë për të fakti se mos po del keq në intervistë me shkrim e me gojë. Ai tregon se për performancën e djalit të tij është njoftuar nga paneli shqyrtues.
“Ka qenë veç një sfidë, mos rastësisht djali im nuk po del mirë në testin me shkrim a me gojë, atëherë është një ndjesi e keqe, përndryshe kur mora vesh që ka dal mirë sipas panelit intervistues, unë jam ndje mirë. Nëse do të kishte dëgju mu, nuk kish me apliku fare se nuk është njëfarë pozite, e ai ka ambicie më të mëdha”, tha tutje babai i Demokrat Selimajt.

Kallxo.com ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës qasje në dosjen e të punësuarit, si dhe kandidatëve të tjerë që kanë qenë konkurrent.Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar shkrime ku njerëz të partive politike në pushtet kanë punësuar familjarët e tyre.Ky lajm u publikua fillimisht në :