hajdeKa ardhur koha të flasin Nait Hasani dhe Rexhep Selimi luftë e pistë prej të pistëve për UÇK-në

0
170

Kryetari i Balli Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një statusi në Facebook ka shkruar se po bëhet një luftë e pistë prej të pistëve për UÇK-në.

Ai bën thirrje se ka ardhur koha që të flasin ata që duhet, duke thënë se Nait Hasani duhet të tregojë të vërtetën për prijësit e UÇK-së, ndërsa Rexhep Selimi duhet ta thotë fjalën e fundit, kush i hapi rrugë katërshes, Thaçit, Veselit, Halitit e Sylës ta marrin komandën brenda Kosovës.

Postimi i plotë:

Luftë e pistë prej të pistëve për UÇK-në!!

UÇK-ja vlera më sublime që kishte populli shqiptar, e themeluar nga bijtë më të mirë të atdheut që nuk kishin tjetër qëllim, vetëm çlirimin dhe bashkimin me Shqipërinë.
Por të pistët po i vrasin për së dyti herë Dëshmorët, ka ardhur koha të flasin ata që duhet të flasin, ka ardhur koha të thuhet e vërteta.
1. Nait Hasani duhet të tregoj të vërtetën për prijësit e UÇK-së, Rolin e Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit , duhet ta thotë a i njihte LPK si udhëheqës apo vetëm si ushtar dhe nëse nuk i njihte si Komandant e që në fakt ishin! Kush ishin komandantët, kush i kishte zgjedhur dhe kush i kishte emëruar, Naitin po e pyes vetëm deri në burgosjen e tij!!
2. Rexhep Selimi duhet ta thotë fjalën e fundit, kush i hapi rrugë katërshes, Thaçit, Veselit, Halitit e Sylës ta marrin komandën brenda Kosovës ., nëse këta ishin Komanda, kush e kishte zgjedhur Azem Sylën Komandant dhe kush Hashimin Drejtor politik!
3. Jemi lodhur nga gënjeshtarët, të shiturit e ngatërrestarët, nëse sot nuk flasim nesër do të jetë vonë, sepse të pistët po marrin historinë që nuk është e tyre.