Ekskuzive te reja nga takimi Thaçi – Mogherini

0
37

Sapo ka filluar takimi në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.Mogherini pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Pak para këtij takimi në Bruksel, Thaçi ka thënë se me marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka përsëritur se nuk do të jetë lehtë dhe se ka pengesa deri në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës për procesin final të mundësisë për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve, marrëveshje ligjërisht obliguese për njëra-tjetrën në rrafshin ndërkombëtar. Marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara. E di se nuk është e lehtë. Por marrëveshja është mundësia më e mirë për të ardhmen evropiane të të dy vendeve. Do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur marrëveshjen. Është mundësi e radhës e organizuar nga Federica Mogherini, Bashkimi Evropian me mbështetjen e Amerikës”, ka thënë Thaçi para gazetarëve para hyrjes në takim.