Më në fund flasin prindërit e Elvanës, e pabesueshme çka thonë për të

0
42

Ngjarja në ish boll u u bë top lajm në media për shkak të përfshirjes së këngëtares së famshme, Elvana Gjata.

Ka një kohë të gjatë që nuk është dëgjuar për të, por së fundi janë prindërit e saj ata që kanë folur për vendodhjen e saj para policisë.

Prokuroria ka pyetur nënën dhe babain e këngëtares Elvana Gjata, e cila ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.

Kështu, nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se është takuar për herë të fundit me vajzën në datën 3 tetor. Ajo ka thënë për hetuesit se Ervin Mata ka një vit që bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa Mevjol Bilo, komandoja në kërkim që dyshohet se ka goditur Fabian Gaxhën dhe që ka lënduar Martinajn dhe Eljon Haton, është nip i saj.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithashtu, i janë marrë deklarime edhe babait të Elvana Gjatës, i cili ka thënë të njëjtën gjë.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”,shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Interesant është një dëshmi e Redi Popeskut, pronarit të dyqanit “Monopol”. Ai ka hedhur dritë mbi një ngacmim të Elvana Gjatës, në momentin që kjo e fundit po shkëmbente diçka me Ervin Matën. Një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë dhe fyejë këngëtaren, ndërsa Mevjol Bilo që ka qenë prezent bashkë me Matën janë acaruar dhe afruar te mjeti. Panorama/