Shqiptari nga Maqedonia paguan 50 mijë euro një vrasës që t’ia vrasë gruan

0
1132

Një grua nga Maqedonia ka pasur sukses që të shpëtoj nga vrasja në Gjermani e porositur nga burri i saj për shkak të pagesës së sigurimit jetësor nga 250.000 euro, transmeton Almakos.

Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, burri 39 vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhoje vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34 vjeçare.

Herën e parë ka kërkuar nga një mik i gruas që ta vras, por ai ka refuzuar. Por pas kontaktit shtesë me ndërmjetësim, miku ka pranuar që ta bëje këtë gjë për 50.000 euro. Burri i ka dhënë 7300 euro, por njeriu është zhdukur dhe nuk është dëgjuar më për të asgjë.

Pastaj burri ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që ta kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë, ndërsa disa herë e ka takuar edhe në Hamburg.

Me 29 nëntor të vitit të kaluar njeriu përfundimisht e ka sjell gruan-vrasëse në shtëpinë e tij në Jenfeld, e ka armatosur me thikë dhe pistoletë që e ka fshehur në bodrum. Ka qenë mëngjes dhe ai ka ikur në punë, ndërsa gruaja është maskuar dhe futur në dhomën e fjetjes ku ka tentuar që ta mbys gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë. Por, ajo ka pasur sukses që të ikë nga ballkoni dhe të kërkoje ndihmë. Kalimtarët e rastit e kanë alarmuar policinë derisa kryerësja është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një javë me vonë, policia e ka arrestuar burrin dhe vajzën. Dytë janë të akuzuar për tentim vrasje dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.