“Opozita të votojë mocion votëbesimi që ta rrëzojë qeverinë dhe të shkojë në zgjedhje”

0
340

Tryezat politike po vazhdojnë. Derisa ishte filluar nga LDK për të vazhduar me PDK-në, dje është mbajtur tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku [ër temë kishte caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Mirëpo, nga partitë e koalicionit qeverisës kjo u kundërshtua, pasi sipas tyre zgjedhjet caktohen nga Kuvendi dhe jo përmes tryezave politike dhe se opozita nëse do zgjedhje, duhet t’i bëjë 61 vota dhe ta rrëzojë Qeverinë.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tryezat nuk janë produktive dhe se zgjedhjet caktohen nga presidenti, nëse votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

Image
Blerim Burjani
FOTO GALERI
“Këto tryeza nuk janë produktive dhe nuk duhet të mbahen fare, janë parainstitucionale. Kosova ka institucionet e veta Kuvendin, nuk ka nevojë tryeza për të caktuar datën e zgjedhjeve, kjo kompetencë është e presidentit kur të votohet mocioni, presidenti i thërret partitë dhe caktojnë datën”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, duhet fillimisht të mblidhen nënshkrimet për mocion dhe të dërgohet në Kuvend më pas.

“Kjo tryezë ishte si konference shtypi e VV-së apo ishin shpalosje e ideve të njëjta. Nuk besoj se kjo marrëveshje vjen me datën e zgjedhjeve, konsideroj se duhet që së pari të mblidhen nënshkrimet për mocion, duhet të përfillet rruga ligjore pastaj të shkohet në Kuvend”, vlerëson ai.

Burjani thotë se PDK e përdori AAK-në për qëllime të saj dhe tentojnë të bëjnë të njëjtën edhe me LDK-në për Asociacionin.

“Dihet se kjo qeveri është analfabetike e dobët dhe jo produktive. Kjo qeveri është bërë për të hequr AAK-në nga opozita dhe për të joshur për postin e kryeministrit, andaj PDK ia ka arritur qëllimin që të bëjë argat AAK për të zgjedhur probleme të Thaçit që janë të shumta, këto probleme as Veseli e as Thaçi nuk munden t’i zgjidhin. Tash e presin të bëhet argat për asociacionin LDK e kjo do te ndodhë. LDK pritet të jep qëndrim pozitiv për asociacionin”, ka përfunduar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Ndryshe, tryeza e radhës do të organizohet nga AAK.