Lutfi Haziri i reagon pozitës për rrëzimin e Qeverisë: Nëse doni numrat, ua japim

0
640

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklarimeve të pozitës se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojë qeverinë.

Duke akuzuar për arrogancë, thotë se kanë numrat për rrëzimin e Qeverisë.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:

Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, jau japim!