Krimet serbe në Krushë të Vogël, familjarët të lodhur nga zhvarrimet

0
236

Shumë krime forcat serbe i bënë edhe në Krushë të Vogël. E atje edhe sot vazhdoi bashkimi i mbetjeve mortore nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Por familjarët e viktimave po ankohen se janë lodhur nga varrimi e zhvarrimi i të afërmve.

Departamenti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të disatën herë hapi ehde varrin e vëllait të Florim Hajdarit.

Në fakt varret e tre vëllezërve të tij këtu në Krushë të Vogël ishin hapur edhe tre vjet më parë pasi dyshohej se eshtrat nuk u takonin atyre.

“Ato që ishin me ADN i kanë lanë. Të tjrët krejt i kanë marrë’, thotë ai për Klan Kosovën.

Kjo situatë e hapjes e ripahjes së varreve në këtë vend po u dhemb familjarëve. Dikush që nuk e di ku i ka eshtrat e babait thotë se nuk e di çfarë të presë në të ardhmen.

“Kurdo që të vjen ajo ditë që unë me i pranu eshtrat e babës unë nuk kam me mujt me e bo përderisa ndodhin gabime të tilla. Ma bjen ashtin e babës por në të vërtetë mundet me kanë ashti i një qenit, macës  a kumedit çka”, thotë ai.

Një proces i tillë sipas tyre nuk guxon të përsëritet më.

‘Nuk do ta lejojë, nuk do ta lejojë më”, thotë një banor.

Shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu thotë se instituti ka kryer vetëm pjesën teknike pasi puna profesionale është drejtuar nga EULEX’i.