Hashimi akuzon Ramushin, për eliminimin fizik të dëshmitarëve

0
1107

Ramush Haradinaj, për amortizimin, me fund, të dëshmive, ka aktivizuar bandat, për eliminimin fizik të dëshmitarëve. Këtë aludon Hashimi për Ramushin. Ndërkohë që vet ndihet më komod, sepse dëshmitarët e tij ende frymojnë mbi dhe, duke siguruar heshtjen e tyre. Prej vitësh në gazeta e portale, janë shfaqur fotografi e fakte të Ramushit, me banditër të vrarë, të dënuar, në arrati dhe të lirë, në funksione të ndryshme.

1) Jeton Lleshi, i dënuar së fundi, nga një gjykatë helvetike, me 10 vjet burg, i cili, me bombën e tij “dhuratë”, donte plojën mbi stafin botues të kombëtarës “Bota Sot”;

2) Banda e atentatorëve të hetuesëve specialë, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj, janë badiguardë të Ramushit. Dhe, po kjo bandë, e kursyer nga drejtësia, qëllimshëm, për të vazhduar me krime tjera serike, kidnapon pronarin e kopleksit biznesor, “NORA”, Azem Morinën e Gllarevës, të Klinës, për të zhvatur haraçin prej 3 milion euro;

3) Rasti i përgjakshëm i Sali Kastratit, është tragjikë me vete, një akuzë shumë faktike, që turpëron Kosovën, për krerët kriminelë shtetërorë e qeveritarë, të cilët, mjerisht, sundojnë Kosovën me bandat e tyre vrastare.