Aksident në kryeqytet, goditet këmbësorja

0
274

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Sipas policisë, në aksidentin e ndodhur në rrugën ‘Ukshin Hoti’ janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i njërës veturë dhe një këmbësore e cila në ato momente po kalonte rrugën.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është kuptuar se dy vetura janë të perfshira në aksident. Deri më  tani është bere e ditur se vozitësi i njerës veturë si dhe një këmbësore që atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore”, tha zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve qe kanë sjellë deri te ky aksident.