Vjedhje e paparë në Prishtinë: Hajdutët angazhuan merimangën për ta marrë veturën…(VIDEO)

0
385

Më shumë se një muaj në këtë vend kishte qëndruar e parkuar vetura e familjes së Shaban Kurtajt. Por natën e 6 majit, vetura e tipit Audi A8 do të konfiskohej përmes një merimange në rrethana të paqarta, raporton KTV.
Kanë kaluar 10 ditë qëkur familja Kurtaj nuk po arrin ta gjejë veturën e vajzës së saj, e cila për shkak të disa problemeve teknike, kishte qëndruar në parkingun e lagjes Kalabria në Prishtinë.
E në pamjet, të cilat i ka siguruar KTV-ja, shihet se natën e 6 majit, përmes një merimange, bartet kjo veturë me ngjyrë të zezë. Pas ngarkesës, i njëjti kamion, i cili kryen shërbimin e merimangës, e bart edhe veturën e familjes Kurtaj.
Pasi në mëngjes nuk e gjeti veturën në parking, Kurtaj vrapoi nëpër disa lokacione, ku mbahen veturat e konfiskuara, por nuk e gjeti atë. Policia e Kosovës ka mohuar se vetura është konfiskuar nga ana e tyre për ndonjë arsye.
Ja edhe video më poshtë. E pabesueshme…
Hape dhe shikoje videon duke shtypur mbi këtë hapsirën këtu më poshtë.