Mohimi dhe lajkatimi i Hashimit për amortizimin e dëshmitarëve

0
204

Gjykata Speciale i koalicionoi partitë-banda në PAN, me qëllim shfuqizimin e saj. Pra, krimi i bashkoi bandat, siç ishin njësh, dikur. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, porositën disa deputetë kriminelë me kartelë, të cilët Kuvendi i ka të bollshëm, për ta inicuar kërkesën e shfuqizimit të Specialës në Parlament.

“Arsyetimi”: Krimet e supozuara t`i hetojë një gjykatë vendore, pra, brenda Kosovës! Më i zëshmi i kësaj ideje ishte Ramush Haradinaj. Ndërkohë që, Hashimi deklaron se “Gjykata Speciale u krijua për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, në Kosovë, dhe të frikësimit, deri në vrasje, të dëshmitarëve. Dhe, për arsyen e fundit, Hashimi akuzon, pikërisht, Ramushin. Për prishjen e hetimeve, amortizimin e dëshmive, janë përdorur “kulaçi e krrbaçi”.
Hashim presidenti ka qenë krejt i pacipshëm, qoftë në mohim, qoftë në lajkatim. Po përmendim vetëm disa raste për ilustrim:

Rasti i parë, Hashimi, me bandën e tij, arrestoi delegacionin e deputetëve të disa partive politike, që kishin shkuar në Qerez e Likoshan, Drenicë, më 1998, ku ishin kryer masakra nga pushtuesi. Hashimi me banditët e tij, i shuplakoi, i shqëlmoi, i dajakosi Gjergj Dedajn, me shokë! Tani, Hashimi e miklon Gjergjin e degraduar moralisht, por, të graduar me post, fotografohen bashkë, me simbolin e partisë-bandë të PDK-së;

Rasti i Dytë, arreston kuadrot e LDK-së: Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, i burgosin në një burg të improvizuar rural, bodrum, i maltreton fizikisht, persinalisht, Hashimi, “deri sa na ka shkuar gjaku në lug të bythës…”,- siç thotë Jakup Kastrati. Por, Ceni dikur e pranonte dajakosjen, tani, për çudë, e mohon, duke thënë, rrejshëm, “mua jo!?”

Rasti i tretë, arsimtari Haki Imeri, dikur, kujdestar klase i Hashimit, u kidnapua në rrugë, natyrshëm, me urdhër të Hashimit dhe, pastaj, u gjend i ekzekutuar. Vëllai i tij, Imer Imeri, akuzoi për vrasjen e të vëllait, Hakiut, Hashim Thaçin. Por, për habinë e të gjithëve, kohë më vonë, u panë së bashku, duke bërë homazhe ke varri i Haki Imerit! U nda edhe një dekoratë për atë!!! Vëllai Imeri, do ta tërhiqte akuzën e drejtëpërdrejtë për Hashimin! Reagoi i biri i viktimës: “Nuk e falë gjakun e babës”. Kështu, Hashimi përçanë familjen e viktimizuar drenicase Imeri