Ilir Deda i reagon Çollakut: Vetëm me 2/3 i jepet e drejta Presidentit për dialog

0
146

Deputeti i Alternativës Ilir Deda i ka reaguar këshilltarit të Hashim Thaçit, Bekim Çollakut për atë se kush duhet ta udhëheq dialogun.

Tha se sot Çollaku ka dhënë një deklaratë që bien në kundërshtim me kushtetutën.

“Pra gjykata e ka komentarin për zbatimin e kushtetutës e cila në mënyrë ekspilcite ia ndalon presidentit të merret me marrëdhënie ndërkombëtare. Pra duhet ta ketë aprovimin e 2.3 të kuvendit dhe nëse nuk i ka, atëherë është i pazbatueshëm, për institucionet tjera.

Nëse ne nuk merremi vsh kush ta udhëheq dialogun atëherë këtë do ta bëjë zoti Thaçi dhe ne do të mbesim duke vajtuar se pse dikush bëri diçka të tillë.

Të bëjmë deklaratë të përbashkët dhe t’ijapim drejtim temave që duhen zgjidhur”, tha Deda në tryezën e VV’së.

Çollaku deklaroi sot se Presidenti s’ka nevojë për mandat të Kuvendit për të shkuar në bisedime.