I dënuari për vrasjen e Sabahate Tolajt e Jusuf Haklaj, tentoi të arratiset sonte nga burgu i Dyzit

0
1483

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në orët e mbrëmjes në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se personi që është tentuar të arratisej nga Burgu i Sigurisë së Lartë në fshatin Dyz është Bedri Krasniqi.

Pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacione për këtë plan, ka reaguar duke shtuar numrin e forcave policore në këtë burg.

Ndryshe, Bedri Krasniqit është i dënuar për vrasjen e policëve, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj dhe kindapimin e biznesmenit Azem Morina. Ai është i dënuar me 27 vjet heqje lirie.

Vlen të theksohet se në burgun e Sigurisë së Lartë dërgohen personat që janë të dënuar mbi 15 vjet.