Blyta flet për grup-moshat më të prekura nga sëmundjet mendore

0
97

Specialisti i neuropsikiatërisë Afrim Blyta është i ftuar në emisionin Tête-à-Tête me Berat Buzhalën në T7.

Afrim Blyta, neruopsikiatër thotë se shtrirja e pacientëve me probleme mendore është tek të gjitha moshat.

“Prej fëmijërisë së hershme e deri në një moshë të shtyrë kemi probleme të natyrës mendore. Te disa janë të lidhura me probleme organike zakonisht është mosha e adoleshencës, periudha e rinisë së hershme”, thotë ai.

“Në esencë nuk mundemi me thënë në mënyrë specifike që ndonjë grupmoshë e caktuar është më tepër e prekur sesa mosha tjetër. Në përgjithësi kemi një shtrirje paka a shumë uniforme në të gjitha grupmoshat”, tha Blyta.