Akti makabër i babait në Kamenicë: Pasi mbyti djalin 14 vjeç, rrahu keq edhe vajzën

0
745

Në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, një 14-vjeçar vdiq pasi u rrah shumë nga babai i tij, e krejt kjo për shkak se ai ia kishte marrë 1 mijë euro dhe i kishte harxhuar ato. Mirëpo, akti makabër i G.B,, nuk u bë kaq thjesht. Ai e ka fshehur djalin e lënduar rëndë për 4 orë në një dhomë të shtëpisë dhe ka gënjyer në polici se djali është vetaksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur, po krejt kjo nuk doli kështu dhe shpejt u mor vesh se G.B, rrahu djalin për vdekje. Gazeta Express nga burimet merr vesh se pas mbytjes se djalit, ai rrahu rëndë edhe vajzën 17-vjeçare

Me datë 24 maj 2018, në orën 00:40, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, është dërguar nga familjarët pa shenja jete 14-vjeçari L.B., i lindur më 2004. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por Express ka marrë vesh nga burimet e saj disa informata shtesë rreth kësaj ngjarjeje.

Djali 14 vjeç, L.B, pasi u rrah rëndë nga babai, atë e mbyllën në një dhomë të shtëpisë, ku qëndroi për 4 orë. Më pas, në mesnatë ai ndërroi jetë.

Por, ngjarja nuk është pikërisht si u raportua.

Policia thotë se pas hetimeve të para, rasti nuk është aksident trafiku, por dyshohet se viktima ishte rrahur nga babai i tij, dhe për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se babai, G. B., ka goditur për vdekje djalin e tij L.B., me shkop të drurit dhe një shkop plastikë. Në vend të ngjarjes janë gjetur njolla gjaku dhe një telefon celular i viktimës.

Burimet e Express tregojnë se pas gjithë kësaj ngjarjeje, babai G.B., ka rrahur edhe vajzën e tij 17-vjeçare me gyp të plastikës.;(Kliko reklamën për të parë mē shumë rreth këtij perbindësh”baba”👇👇