Si tentoi Donika Kadaj ta sulmonte kryeministrin Haradinaj, Aliu tregon detaje të pathëna

0
146

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një televiziv, ka treguar një prapaskenë të Donika Kadaj-Bujupit sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, që nuk është dëgjuar më parë.

Ai thotë se Kadaj-Bujupi para se t’i bashkohej grupit të deputetëve të pavarur, kishte kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes që t’i sjellin disa harta, e t’ia përplasë fytyrës kryeministrit Haradinaj.

“Donika para se të kalojë në grupin e deputetëve të pavarur, kishte kërkuar harta nga ne që të shkonte e t’ia përplaste Haradinajt në fytyrë. Ishte koha e demarkacionit atëherë”- ka thënë Liburn Aliu.