Lypësi që vrau të birin, i shante me nënë ata që nuk i jepnin para në rrugë

0
3141

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, kur Gani Bernjashi, 60 vjeç, e vrau të birin e tij të hasretit, 14 vjeç, Luanin. Por ky person me një të kaluar kriminale, përveç vrasjes së djalit, e që kishte përdhunuar edhe një të mitur vite më parë, ishte edhe lypsar. Ose kështu pretendonte se ishte.

Nisej nga Kamenica, çdo ditë me autobus, nën maskën e një lypsari dhe vinte në Prishtinë për të kërkuar lëmoshë.

Por, plaku Gani Bernjashi, njihet rrugëve të Prishtinës për arrogancën e tij ndaj atyre që nuk i jepnin lëmoshë. Madje edhe shante me nënë.

I dyshuari kishte dhënë një intervistë për një media lokale, të cilën e kishte ofenduar presidentin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta Express nga burimet e saj merr vesh se pas mbytjes së djalit, ai rrahu rëndë edhe vajzën 17-vjeçare, ndërsa vite më parë e kishte dhunuar një 12 vjeçare. /GazetaExpress/