Selmanaj: Neveritëse kur Hashim Thaçi flet për Ibrahim Rugovën

0
208

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar lidhur me ekspozitën për ish-Presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se nuk do të duhej të fliste Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.

 

 

Ai në facebook ka shkruar se ekspoziten me titull “ Kontributi i Presidentit Historik Dr.ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, të hapur nga Muzeu i Kosovës, ishte neveritëse deri në mosdurim fakti se folës kryesor ishin Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.

“Kush janë këta njerëz që të flasin për Presidentin historik Rugova?! Kush janë këta njerëz që për së gjalli të tij e luftuan me çdo mjet dhe mundësi, kurse sot i thurrin elozhe figurës së tij?! A janë këta njerëz që here e akuzonin për tradhti kombëtare e herë lëshoheshin në banalitete duke mos ja paguar rrymën e telefonin?!!Çfarë pafytyrësie?!!!! A nuk është ky Hashim që gjatë luftës e kërcënonte Rugovën se do të dënohej rëndë për veprimet e tij antikombëtare?! A nuk është ky njeri që në librin e tij autobiografik, presidentin historik Ibrahim Rugova e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, njeri që pinte vazhdimisht konjak, politikan pasiv, i lodhur, si kritik letrar që merrej me letërsinë e shekullit 16 dhe i papërshtatshëm për udhëheqjen e negociatave në Rambuje, që nuk mund ta menaxhonte as kollën e tij, etj etj”, ka shkruar ai.

Sipas tij, njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.