Momenti për bashkim forcash LDK-VV, priten për veprime serioze për zgjedhjet

0
192

LDK, Lëvizja VetëvendosjeTë premten tryeza e VV-së për “Zgjidhje nëpërmjet zgjedhjeve”
Find Out More >
Një tryezë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, duket se të premten do t’i bëjë bashkë gjitha subjektet politike në vend. Kjo tryezë, mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë. Tryeza është titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ani pse partitë që po qeverisin aktualisht vendin janë deklaruar se janë kundër mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme në vend.

E njohësit e çështjeve politike në Kosovë, janë ata të cilët shprehen skeptik se mbajtja e këtyre tryezave nga partitë politike do të mund të sjellë ndonjë rezultat apo edhe që do të mund të arrinin konsensus politik për mbajtjen e zgjedhjeve si zgjidhje e duhur.
Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ka qenë iniciatorja për mbajtjen e tryezave të tilla, thotë se do të marrin pjesë në tryezën e së premtes dhe do ta japin kontributin e tyre.

LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen

Image
Haxhi Avdyli
FOTO GALERI
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka pohuar se ata do të japin kontributin në tryezat e radhës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën e krijuar në Kosovë.

Abdyli thotë se institucionet janë bllokuar nga një pakicë, e cila pretendon se e ka shumicën.“LDK-ja si iniciatore e kësaj iniciative normalisht që do të marrë pjesë dhe do të japë kontributin e saj, më gjerësisht mund të flasin edhe nënkryetarët, se ata janë më në ngjarje. LDK-ja natyrisht që do ta japë kontributin edhe në tryezat e radhës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën që e ka shkaktuar një pakicë parlamentare që i ka bllokuar institucionet në emër të qeverisjes, por nuk e ka shumicën parlamentare, ndërkaq me një pakicë ka bllokuar institucionet. LDK-ja do ta japë kontributin gjithsesi”, ka deklaruar Avdyli për “Bota sot”.

Kurse, partia e cila tashmë edhe zyrtarisht ka treguar se do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje është partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, AAK.

Image
Time Kadriaj
FOTO GALERI
Deputetja Time Kadriaj, ka shpjeguar për “Bota sot” se partia e saj do të jetë pjesëmarrëse në këtë tryezë, pasi sipas saj është më rëndësi një bashkëveprim dhe koordinonim por jo për zgjedhje të reja por më shumë për temat nacionale.

“Ne si AAK do jemi prezentë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje, sepse mendoj se është më rendësi ky bashkëveprim dhe koordinim në mes partive politike në vend. Është tejet e rëndësishme në këtë periudhë konsensusi në mes faktorit politik dhe po shpresojmë se do të arrihet konsensus se paku për temat nacionale. Është më rëndësi t’i lëmë temat partiake e gjithë vëmendja t’i kushtohet temave nacionale”, ka thënë Kadriaj për “Bota sot”.

PDK dhe AKR pa vendim

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për media se nuk mund të përgjigjet me saktësi nëse PDK do të marrë ose jo pjesë në tryezën e ftuar nga Vetëvendosje, pasi që ende nuk kanë marrë ftesën. Krasniqi tha për se qëllimi i tryezave ka qenë arritja e konsensusit të gjerë për tema të rëndësisë nacionale, por, jo çështja e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se Partia Demokratike mendon se duhet të mbahen zgjedhje, por në afatin e rregullt.

“Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare, andaj s’mund të përgjigjem me saktësi se si do të veprojmë. Ajo që mund të them tash është se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, të cilat ne mendojmë se duhet të mbahen në afatin e rregullt ligjor”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli tha për “Bota sot” se AKR ende nuk është e vendosur nëse do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje, por AKR është kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe ka kërkuar respektimi i arritur si konsensus në tryezën e kaluar e cila ishte thirrur prej PDK-së.

Image
Vesel Makolli
FOTO GALERI
“Në tryezën e fundit e kemi pas një konsensus për temat që duhet trajtuar e kjo e VV del nga ai kontekst që jemi marrë vesh. Nëse respektohet konsensusi i arritur në tryezën e fundit, atëherë do marrim pjesë”, ka deklaruar Makolli.

Sipas tij, tema e tryezës së VV është temë për të cilën nuk pajtohen dhe nuk jenë për zgjedhje të reja apo të parakohshme.

“Nuk bëhet fjalë për zgjedhje. Ne nuk mund të mbajmë zgjedhje çdo gjashtë muaj sipas tekeve të dikujt, i cili e ka obsesion pushtetin dhe dëshiron me çdo kusht ta marrë atë, duke shkel edhe mbi parimet e demokracisë. Kjo teme është vetëm për interesa partiake, për ta larguar vëmendjen e opinionit për situatën e krijuar në partinë e tyre. Opozita duhet të jetë shtytëse e pozitës për punë sa ma efikase e jo pengesë. Duhet njëherë e përgjithmonë t’i kuptojmë rregullat e demokracisë, që ai që fiton duhet respektuar dhe duhet mbikëqyrur e jo penguar, dhe duhet punuar e përgatitur për zgjedhjet e radhës. Të kërkosh zgjedhje shkaku që ti nuk i ke fituar zgjedhjet është absurde”, ka thënë Vesel Makolli për “Bota sot”.

Nisma socialdemokrate merr pjesë por nuk do zgjedhje

Në anën tjetër Nisma Socialdemokrate, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në tryezën e VV-së, ani pse qëllimi i tyre është të gjendet zgjidhje përmes zgjedhjeve.

Image
Bilall Sherifi
FOTO GALERI
Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se do të jenë të pranishëm në takimin e VV-së, por të ju treguar se nuk e mbështesim idenë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. “Pa marrë parasysh temat të cilat i caktojnë Nisma merr pjesë në takim. Do të shkojmë t’ua themi në takim se nuk e mbështesim idenë e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Sherifi për “Bota sot”.

Tahiri: Tryeza nuk do të ketë efekt

Politologu Ramush Tahiri, në një deklaratë për “Bota sot” ka thënë se tryeza e thirrur nga Vetëvendosje nuk do të këtë sukses edhe nëse marrin pjesë të gjitha partitë politike.

Image
Ramush Tahiri
FOTO GALERI
“Nuk do të ketë efekt se edhe nëse marrin pjesë të gjitha partitë politike edhe për shkak korrektësisë se Vetëvendosje mori pjesë në tryezat që i organizuan ata, nuk ka koncensus nga të gjitha partitë politike për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Pra, nuk bëhen 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj e as 80 vota për ta vete shpërndarë Kuvendin”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, nuk ka kohë për zgjedhje përpara vjeshtës edhe nëse tash merren vesh se nevojiten 45 ditë pra nuk arrihet afati i qershorit. Gjithashtu nuk ka kohë për reformë zgjedhore e cila ligësisht duhet të përfundoj gjashtë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve.

“Pra tryezë për muhabet, e jo për zgjedhje as për zgjidhje”, ka thënë për “Bota sot” politologu Ramush Tahiri.

Tryezat nuk sigurojnë zgjedhje

Kurse, njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu, ka shpjeguar, se ja ka vlejtur të provohen ‘Tryezat’ edhe pse sikundër po shihet ato nuk do të kenë ndonjë rezultat. Fatura pozitive për këtë i shkon iniciatores së mbajtjes së tyre, LDK-së.

Image
Faton Abdullahu
FOTO GALERI
“Vetë mbajtja e tyre është akuzë korrekte dhe e balancuar ndaj mos funksionimit të segmenteve vitale të pushtetit të cilat do të duhej të determinonin marrëveshje unike, politikisht legjitime, për çështjet madhore me të cilat po ballafaqohet Kosova. Por, si duket, ato të tilla sikundër po zhvillohen nuk mund të sjellin atë që është e synuar, marrëveshjen e gjerë për çështjet kruciale që ka vendi ynë e në fund edhe zgjedhjet e reja. Mbajtja e tryezave të tilla pa mëdyshje nuk mund të sigurojnë zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.

Koordinimi LDK-VV

Sipas Abdullahut, tryezat për nga forma janë, gjuhë politike institucionaliste, shumë korrekte dhe paqësore që të kuptohen drejtë dhe mirë nga pushtetarët pozitarë të cilët për ta amortizuar dhe devalvuar këtë nismë kanë inicuar ‘Platformën’ dhe arsyeja pse po marrin pjesë në tryeza është që t’i devalvojnë si iniciativa.

“Është koha e fundit që tryezat të kombinohet me diçka tjetër, diçka politikisht më potente dhe më të drejtpërdrejta që të arrihet deri te zgjedhjet. Kjo nuk do të arrihet pa bashkëpunim konkret ndërmjet LDK-së dhe VV-së të cilat duhet të mendojnë seriozisht për iniciativa të përbashkëta. Përndryshe, do të kemi devalvim institucionalist dhe degjenerim politik në shkallën më të lartë qysh nga shpallja e pavarësisë”, ka theksuar publicisti Faton Abullahu.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se tryeza e thirrur për të premten, mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike, që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës, për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike