Lewandowski te super-skuadra e Premierligës

0
120

Sipas “Telegraph”, Chelsea është gati të ofrojë 114 milionë euro për bomberin e Bayern Munich, Robert Lewandowski. Blutë e Londrës, janë të zhgënjyer me mospjesëmarrjen në Champions, sezonin e ardhshëm dhe kërkojnë të rifillojë nga e para, duke investuar në merkato.

Mundësitë financiare janë të shumta, pasi Abramovich nuk do të kursehet dhe ka një marrdhënie të mirë me agjentin e Lewandowskit.

Pini Zahari dhe manjati rus kanë bashkëpunuar edhe në të shkuarën në merkaton e klubit. Kujtojmë se Peter Cech dhe Didier Drogba kanë qenë të këshilluar nga izraeliti për të shkuar në Londër. Por a do ta mbajë fjalën Rumenige dhe të mos e lërë sulmuesin të ikë, kjo mbetet për t’u parë gjatë verës. “Levandovski me 100% do të vazhdojë të shënojë gola për Bajernin në sezonin e ardhshëm”, theksoi ai në intervistën për “Bild”.

Në rast largimi, emrat për të zëvendësuar atë janë të shumtë. Icardi, Morata dhe Verner janë disa nga alternativat për ta zëvendësuar polakun.

Ndonëse Bayernit do t’i duhet të shpenzojë shuma të mëdha, pasi këta lojtarë kushtojnë jo pak. Kujtojmë që Interi po planifikon të vendosë një klauzolë 160 milionë euroshe për kapitenin e tij, i cili shënoi 29 gola në sezonin që u mbyll me zikaltrit, të cilët u kualifikuan për në Champions.