Kush po e krahason Thaçin me presidentin historik, Ibrahim Rugovën?

0
1426

Arsim Bajrami, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se përvoja e gjatë politike dhe negociuese e presidentit Hashim Thaçi e bën atë njeriun adekuat për të udhëhequr fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Madje Bajrami ish-shefin e tij e ka krahasuar me presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Presidenti është faktor uniteti dhe udhëheq politikën e jashtme. Presidenti Hashim Thaci ka përvojë të shkëlqyeshme me negociata, që nga Rambujeja. Krahas presidentit Ibrahim Rugova është personi me përvojën më të madhe shtet-formuese”-ka thënë Bajrami.