Thaçi: Serbët kishin ekstraduar të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës, për t’ia veshur fajin NATO-së

0
162
N'Kosov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Dubravës në një postim të tij në Facebook, duke thënë se kujton të burgosurit shqiptarë për përjetuan persekutime, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe.

Ai thotë se serbët kishin ekstraduar të burgosurit shqiptarë në këtë burg, për t’ia veshur fajin forcave të NATO-së.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë. HTH