Ish deputeti shpërthen ndaj Thaçit, e quan injorant e mashtrues

0
90

Ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin e Sigurisë “To be Secure“ (2BS) në Budvë.

Tali ka deklaruar se ka qenë kundër idesë që Thaçi t’i udhëheqë çfarëdo bisedime me Serbinë.

Image
Driton Tali
“Personalisht unë kam qenë kundër edhe “negociatave teknike” që i filloi Thaçi me 2011, sepse duke e njohur personalitetin mashtrues Thaçi e dija se ato janë politike. E qe dolën ashtu siç unë besoja se ato negociata ishin konform Planit 6 pikesh të Ban Kimunit. Pra, duke e ditur karakterin e tij mashtrues dhe nivelin e tij të ulte intelektual, gjithmonë kam qenë kundër idesë që Thaçi t’i udhëheqë çfarëdo bisedime me Serbinë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Kurse sa i përket deklaratës së presidentit, Tali ka potencuar se Thaçi i pranon që Serbisë do t’i bëhen edhe më shumë kompromise.

“Për me tepër, deklarata e tij e tashme në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi, se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë” edhe me tepër me brengosë sepse që nga tashti Thaçi e pranon se Serbisë do t’i bëhen edhe më shumë kompromise. Ju kujtohet kur po i njëjti na bënte be se “në Vjenë u bënë kompromise të dhimbshme për shkak të Shpalljes së Pavarësisë, dhe me nuk do t’i bëhen kompromise të reja Serbisë”. Tashme e kemi shpalle pavarësinë por Thaçi është gati të bëjë edhe më shumë kompromise të cilat do t’i argumentoje me budallallëqe të reja. Siç po bene me tashti me të ashtuquajturën “finalja e madhe”. Veç një i paditur si Thaçi nënshkruan marrëveshje për Zajednicen dhe një mashtrues si ai del në TV dhe thotë se “e detyruam Serbinë ta nënshkruajë marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe e cila nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por do të jetë vetëm si një OJQ”. Prandaj, assesi nuk duhet lënë këtë injorant e mashtrues me i udhëheq negociatat me Serbinë”, ka deklaruar Tali për “Bota sot”