Eksperti i Sgirusië: Angazhimi i Francës duhet të na gezojë

0
126

Duke folur rreth asaj se si vlerësohet bashkëpunimi në anën e sigurisë në mes Kosovës dhe Francës, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot” se Franca tani në këto kohëra bashkë me Gjermaninë, janë shtetet më të forta që i krijojnë politikat ndërkombëtare evropiane në shumë lëmi, sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e sigurisë dhe të pavarësimit të plotë të Kosovës.

 

 

“Vet fakti i vizitës se një delegacioni të lartë të shtetit francez në krye me ambasadorin Disier Chabert që shteti Francez po ofron për Kosovën në shumë fusha, është dëshmia që e ceka më parë. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, në veçanti çmoj lart angazhimin e Francës në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të akreditimit për herë të parë të atdheut të Mbrojtjes për Kosovë si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e marrëdhënieve në këtë fushë, e sidomos në formimin e Ushtrisë së Kosovës. Një angazhim i tillë bëhet nga shtetet e forta në këtë rast sikur që është Franca, si garancë e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të vet Kosovës. Ambasadori Chabert e njoftoj ministrin Berisha me emërimin atdheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij, për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroje intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë Tërnava.

Image

Hajrullah Tërnava

FOTO GALERI

Sipas Tërnavës, angazhimi i Francës për Kosovën është një lajm i mirë.

“Ministri Berisha dhe ambasadori Chabert shprehen gatishmërinë e dy vendeve për një bashkëpunim dhe intensifikim të tij në fushën e sigurisë në të ardhmen, qe për Republikën e Kosovës është jashtëzakonisht më interes, duke ditur rolin e Francës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky angazhim i shtetit mik si Franca, është një garanci si Kosova se shpejti do ti tejkaloj edhe këto pengesat e fundit të njohjes së ndërsjellët mes Serbisë dhe Kosovës, dhe anëtarësimit në OKB si anëtare e rregullt me të gjitha të drejtat e plota. Franca e ka këtë kredibilitet edhe të shteti i Serbisë si mike e saj, sepse edhe në të kaluarën është llogaritur si shteti më i afërt dhe besnik i Serbisë nga shtetet e BE, prandaj një angazhim i këtij shteti në këto kohëra duhet të na gëzoj, e që gjithnjë është në harmoni dhe bashkëpunim me Gjermaninë, Amerikën dhe Anglinë”, ka thënë Tërnava.