Zbulohet kalendari i fshehur për 900 vjet

0
360

Në grumbullin e petroglifeve të gdhendura në shkëmbinjtë e kuq në Arizona, mund të jetë e vështirë të deshifroj rëndësinë e njërit nga karakteret në të ardhmen, por kur dielli ulet pikërisht në vendin e duhur, secili ka historinë e vet.

Arkeologët thonë se pllaka e gjetur në Luginën Verde të Arizonës mund të ketë shërbyer si një kalendar ose orë me qindra vjet më parë, duke shënuar sezonet kaluese dhe fillimin e periudhave të rëndësishme bujqësore nga pozita e diellit.

Rreth 1,000 petroglife janë gdhendur në shkëmb para 900 vjetësh nga populli i Sinagua jugore, sipas Arizona Daily Sun.

Petroglifet shënojnë ekuinokset, solsticet dhe data tjera të rëndësishme gjatë vitit, transmeton KosovaPress.

Kalendari antik kishte mbetur i pavërejtur për shekuj me radhë, sipas BBC.

Populli Sinagua ka jetuar ndërmjet shekujve shtatë dhe 15 dhe është marrë me kultura bujqësore.

Hopi që është pasardhës i Sinagua, thotë se imazhet e paraqitura në kalendar janë në pajtim me traditat me të cilat ata jetojnë sot.

Sinagua ishte popull që kishte jetuar në Arizonën qendrore për qindra vite më herët. Sipas BBC-së, ata kanë popullzuar rajonin në periudhën ndërmjet shekujve 7 dhe 15. Ata merreshin me rritjen e misrit, pambukut, fasuleve. Sinagua u largua nga rajoni në rrethana misterioze në shekullin 15. Ata mund të jenë përleshur me popullin Yavapai që kishte arritur në rajon atë kohë.