LDK’në e habisin deklaratat e Haradinajt rreth vizave

0
132

Këtyre akuzave të kryeministrit Haradinaj ndaj LDK’së se po punon kundër liberalizimit të vizave, u është kundërpërgjigjur nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Haziri është shprehur i habitur me këtë qëndrim të Haradinajt, pasi sipas tij, është pikërisht LDK’ja që ka mundësuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin, raporton KTV.

Haziri thotë se zyrtarët e LDK’së kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë në të mirë të liberalizimit.

Madje, Haziri thotë se Haradinaj, pengesat për liberalizimin i ka brenda koalicionit qeverisës.

LDK’ja vlerëson se zyrtarët qeveritarë nuk duhet të japin afat kohor për vizat, por ta luftojnë korrupsionin dhe të shkarkohen ministrat me aktakuza.