“Kosova ka fat që procesi i bisedimeve me Serbinë mbikëqyret nga SHBA-të”sepse sa per

0
136

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë se Kosova është me fat që procesi i bisedimeve me Serbinë mbikëqyret nga shtete mike, pasi që sipas tij, institucionet tona udhëhiqen nga njerëz të inkriminuar.

“Për fat të keq sot institucionet tona udhëhiqen nga njerëz të inkriminuar, por është fat që i tërë ky proces është nën mbikëqyrjen e shteteve mike të Kosovës, siç janë SHBA-të, Gjermania, Britania, etj”, thotë Haziri për “Bota sot”.
Sa i përket paralajmërimit se edhe Serbia kah fillimi i muajit qershor do të dalë me një platformë për bisedimet finale me Kosovën, Haziri thotë se kjo gjë bëhet nga zyrtarët serb vetëm për konsum të brendshëm politik.

Image
Analisti politik, Nexhat Haziri
Kujtojmë se Qeveria Haradinaj ka proceduar në Kuvend strategjinë për bisedimet finale me Serbinë. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë shprehur se kjo platformë është e varfër se nuk përmban një afat kohorë për bisedimet dhe për cilat tema mund të bisedohet me Serbinë në Bruksel.

Ata kanë frikë se institucionet tona do të pranojnë kompromise, të cilat mund të jenë fatale për funksionimin e shtetit të Kosovës.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka deklaruar se këto bisedime do të jenë të vështira dhe mund të sjellin ndonjë të panjohur.