PROKURORIA TREGON NËSE GËNJEU GAZETARI SERB KUR THA SE E DI KUSH E VRAU IVANOVIQIN

0
437

Prokuroria Speciale në Kosovë po i vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë punë tashmë është intervistuar edhe një gazetar serb, i cili kishte thënë se i di vrasësit e Ivanovicit. Burime nga Prokuroria kanë thënë se gazetari kishte gënjyer kur kishte shkruar për autorët e vrasjes.

Oliver Ivanoviq, lideri i SDP-së, ishte vrarë na janarin e këtij viti me katër plumba në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së tij. Hetimet, deri më tani nuk kanë nxjerrë diçka të re rreth zbardhjes së rastit.

Organet e hetuesisë kosovare ende nuk e kanë vënë nën llupën e tyre asnjë të dyshuar për këtë rast. Nga Prokuroria Speciale, i kanë thënë Expressit, se hetimet për këtë punë janë duke vazhduar.

Për këtë punë, prokurorët kosovarë thonë se janë duke i intervistuar një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve.
“Ende nuk kemi diçka konkrete rreth vrasjes së Oliver Ivanovicit. Nuk kemi të dyshuar ende por jemi duke punuar në atë drejtim”, ka Hoxha. Megjithëkëtë, ai thotë se janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave rreth vrasjes së Oliver Ivanoviviqt.

“Janë intervistu një numër i konsiderueshëm i personave. Në mënyrë intenzive jemi duke punuar në grumbullimin e provave”, thotë prokurori i cili po e heton rastin.
E ndërkohë ai ka folur edhe për gazetarin serb, Stefan Cvetkoviq, i cili para disa ditëve është intervistuar për gjashtë orë në stacionin e policisë në pikë kalimin kufitar në Jarinë. Thotë se Cvetkoviq u morr në pyetje nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkaq, prokuroria e intervistoi gazetarin serb për shkak të shkrimeve të tija të vazhdueshme i cili kishte thënë se i di autorët që e kryen këtë akt.

Oliver Ivanoviq është vrarë në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij politike që gjendet në veri të Mitrovicës.

Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar që ndihet i rrezikuar nga serbët.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje. Spekulimet për vrasjen e tij, por motivet kanë qenë të shumta.