ARRESTOHET BABAI PASI RRAHU DY FËMIJËT E TIJ

0
832

Në Prizren është arrestuar dje një baba, pasi siç raporton policia përmes raportit të sotëm, ai ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Në raport gjithashtu thuhet se babai, është dërguar menjëherë në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër i tentim vetëvrasjes ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Sipas Policisë, një person i gjinisë femërore është dërguar për tretman mjekësor, pasi që e njëjta ka konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, i cili po trajtohet si tentim vetëvrasje.