Real Madridi e mbyll sezonin me barazim ndaj Villarrealit

0
82

Real Madridi e ka mbyllur një sezon dëshpërues në La Liga me një barazim në udhëtim të Villarrealit të shtunën në mbrëmje.

Villarreali ishte nikoqir i Real Madridit në atë që ishte ndeshja e fundit në La Liga për këto dy skuadra, e cila u mbyll pa fitues 2-2, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane, që u shpall kampione sezonin e kaluar, nuk arriti ta mbrojë titullin këtë edicion duke e mbyllur në vendin e tretë me 14 pikë prapa kampiones, Barcelonës.

Reali ishte fantastik në pjesën e parë, me Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon që realizuan për epërsinë 2-0.

Por, loja e “mbretërve” u zbeh në pjesën e dytë, ndërsa vendasit e ngritën tempin duke barazuar rezultatin në 2-2. Së pari Martinez 20 minuta para mbarimit dhe Castillejo në minutën e 85-të ishin shpëtimtarët e “Nëndetëses së verdhë”.

Villarreali e mbyll sezonin në vendin e pestë dhe do të luajë në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Reali Madridi, që ende ka kohë ta shpëtojë një sezon dëshpërues, nëse triumfon në finalen e Kievit në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në fund të këtij muaji, e përfundon këtë vit të La Ligës në vendin e tretë. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/real-madridi-e-mbyll-sezonin-me-barazim-ndaj-villarrealit-538388/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright