Pasuria Milionëshe e Xhavit Halitit

0
77

Pasuria e paluajtshme e deklaruar në AKK nga Xhavit Haliti, del të jetë në vlera milionëshe.

Haliti vetëm pasuri të paluajtshme gjatë dy vjetëve të fundit ka deklaruar 1 milion e 220 mijë euro.

Viti i fundit për Halitin del të jetë me bereqet. Të hyrat vjetore për të janë rritur së paku 6 mijë e 700 euro.

Haliti këtë vit ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 128 mijë eurove, 17 mijë e 826 euro më shumë se vitin e kaluar.

Edhe pse në dy vitet e fundit Xhavit Haliti ka deklaruar se ka para të gatshme në vlerë mbi 100 mijë euro, lideri i partisë së tij, i ka ndarë një shumë prej 18 mijë eurosh për shërim jashtë vendit.

Përveç të hyrave marramendëse dhe parave të gatshme, pasurisë milionëshe të deklaruara nga vetë Haliti, ai posedon një veturë vlera e së cilës prek shumën prej 32 mijë eurove