Opozita frikësohet se treshja Thaçi, Haradinaj, Veseli mund të pranojnë kompromise të reja me Serbinë

0
792

Krerët e tri institucioneve të shtetit mund të bëjnë kompromise të reja në bisedimet përfundimtare me Serbinë për të shpëtuar lëkurën e tyre.

Kështu thonë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria Haradinaj ka proceduar në Kuvend Platformën për bisedimet përfundimtare të Brukselit, por sipas deputetëve të përfaqësuesve të shoqërisë civile ajo është një dokument që nuk përmban kohën e bisedimeve, temat që do të bisedohet, etj.

Nga ana tjetër, një platformë të tillë e kanë paralajmëruar edhe zyrtarët serb për muajin qershor, siç thonë ata për zgjedhjen e problemit të Kosovës në bisedimet e Brukselit.

Por, përfaqësuesit opozitare kanë frik se krerët e shtetit, Thaçi, Haradinaj dhe Veseli mund të bëjnë kompromise të dhimbshme për përfitime të tyre personale.

Kosova gjendet në pozitë të pavolitshme

Teksa e komenton paralajmërimin e Serbisë për platformën në bisedimet me Kosovës, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se tanimë gjendemi në fazën përfundimtare të dialogut.

Image

Bajram Gecaj

FOTO GALERI

Por, sipas tij Kosova gjendet në një pozitë të pavolitshme.

“E kam thënë deri më tani disa herë në postimet e mia se sipas të gjitha indikacioneve komuniteti ndërkombëtare, në veçanti miqtë e Kosovës, dhe Serbia duket të jenë të gatshëm të hyjnë në fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, megjithatë ne në Kosove jemi në pozitën më të pavolitshme që nga periudha e pasluftës”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj nuk e ka vullnetin që të merret me këtë çështje aq të rëndësishme për vendin.

“Nuk kemi qeveri të shumicës shqiptare, por e cila tani ka humbur edhe shumicën e thjeshtë parlamentare, po e cila gjithashtu nuk e ka as vullnetin dhe as guximin të merret me këtë çështje kaq të rëndësishme për vendin tonë”, potencon ai.

Madje, Gecaj thotë se prej frikës për tu përballur më tema të tilla, kryeministri këto çështje po ia delegon presidentit.

“Nga frika e marrjes me këtë çështje me të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë, kryeministri në mënyrë jo-kushtetuese e delegon këtë çështje tek presidenti, ashtu siç kishte bërë edhe me çështjen e demarkacionit. Ne jo që nuk kemi strategji e platformë, pra, por ne këtë konstalacion nuk kemi as kapacitetin, as vullnetin dhe as guximin të merremi me çështje të mëdha. E në një rast të tillë, Kosova rrezikon seriozisht të dal e dëmtuar nga ky proces”, shtoi Gecaj”.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë për të marr një qëndrim lidhur me kritikat e opozitës, por askush nuk është përgjigjur.

Përgjigje për “Bota sot”, nuk ka dhënë as në institucioni i Presidencës së Kosovës.

Frika nga kompromiset

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, thotë përpos mos pasjes së një strategji të mirëfilltë nga ana e Qeverisë, treshja e krerëve të shtetit mund të bëjnë edhe kompromise të dhimbshme.

“Deri më tani kemi vërejte se tre liderët të cilët i përmendet ju janë në gjendje të bëjnë shumë gjëra në dëm të Kosovës për interesin e tyre personal dhe grupor”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

“Prandaj, kjo qeveri duhet të shkoj sa më parë dhe t’i hyjmë këtij procesi me një qeveri të ardhshme stabile, e cila do të kishte si shumicën e nevojshme parlamentare, ashtu edhe shumicën e deputeteve shqiptare”, shtoi zyrtari i LDK-së.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, thotë se mund të ketë kompromise nga krerët e shtetit me Serbinë.

Image

Drita Millaku

FOTO GALERI

“Ne kemi edhe një rrezik për shkak se krerët e shtetit tonë janë shantazhuar dhe mund të ketë kompromise të dhimbshme me Serbin. Thaçi , Veseli janë njerëz të cilët kanë bërë kompromise deri me tani duke filluar nga ndarja e Mitrovicës e deri të Demarkacioni. Prandaj, këtyre njerëzve nuk duhet t’i besohet asgjë sa i përket të ardhmes se Kosovës janë shumë të rrezikshëm për shkak se dosjet e tyre janë në sirtar dhe në momentin që rezistojnë atyre i tregohet dosja”, shtoi Millaku për “Bota sot”.

Sa i përket platformës së Serbisë për Kosovën, Millaku thotë se nuk pret diçka serioze nga kjo deri sa Serbia nuk këputet nga e kaluara e saj shoviniste.

“Jam e bindur se platforma përfundimtare që Serbia pritet të dal për marrëveshjen përfundimtare për Kosovën do të jetë e papranueshme, kjo për shkak se shteti serb nuk mundet të dalë nga lëkura e saj të politikës shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbia së pari duhet të heqë nga kushtetuta Kosovën pastaj të dalë me platformë”, deklaron Millaku për “Bota sot”.

Platforma e varfër e  Qeverisë Haradinaj për bisedimet me Serbinë

Image

Jeta Krasniqi

FOTO GALERI

Jeta Krasniqi, nga Instituti KDI, thotë se është e varfër platforma e ekzekutivit për fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

“Platforma aktuale është një dokument i varfër që i ngjan një procedure teknike të miratimit të një dokumenti nga ana e Qeverisë, e cila dëshiron të konfirmojë udhëheqjen e këtij procesi nga ana e Presidentit të vendit, për mbylljen e procesit me marrëveshje ligjërisht të obligueshme në mes palëve dhe epilogun e njohjes reciproke”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas saj, kjo platformë ngjan më shumë me një draft rezolutë e cila duhet të përpilohej nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga Qeveria.

“Ky dokument më shumë duket të jetë një autorizim për presidentin e vendit që të udhëheqë bisedimet me Serbinë, pa patur një dakordim të spektrit politik vendor, shoqërisë civile, sferës akademike e botës mediatike”.

“Kjo platformë nuk përcakton temat e diskutimit, nuk ofron shpjegime mbi ekipin negociues dhe strukturën e tij, nuk ofron informacione se çfarë do të ndodh me marrëveshjet e arritura deri më tani, çfarë roli do të ketë Kuvendi i Kosovës apo dhe vet Qeveria, pra ekzekutivi i vendit i cili ka udhëhequr me këtë proces. Me anë të kësaj platforme nuk janë të përcaktuara afatet kohore apo mekanizmat zbatues, nuk është e përcaktuar se çfarë hapash do të ndërmarrin institucionet e Kosovës për të lobuar për platformën kosovare”, shtoi Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia prej vitit 2010, kanë filluar bisedimet teknike më pas ato politike me Serbinë. Këto bisedime kanë sjellë në nënshkrimin e disa marrëveshjeve, prej tyre normalizimin e marrëdhënieve të vitit 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here