Neymar drejt Man Unitedit, Pogba e Sanchez i dërgojnë mesazh për ta bindur

0
180

Sipas Don Balon, uebsajtit të njohur për publikimin e lajmeve të çuditshme të transferimeve, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez i kanë dërguar mesazh superyllit të Paris Saint-Germainit në përpjekje për ta bindur atë të kalojë te Manchester United.

Sipas uebsajtit spanjoll dyshja i ka thënë Neymarit se ai do të ishte njeriu kryesor në Manchester United, transmeton Gazeta Express.

Jose Mourinho thuhet t’ua ketë dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për ta nisur sulmin për transferimin e Neymarit.

Megjithatë, gjiganti anglez do të përballet me konkurrencë nga Real Madridi për shërbimet e brazilianit.

Edhe gjiganti spanjoll është duke bërë përpjekje ta shfrytëzojë palumturin e Neymarit në Paris/

Braziliani iu bashkua klubit nga kryeqyteti spanjoll për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro verën e kaluar, por duket se ka vendosur të largohet pas vetëm një sezone. /Gazeta Express/