Megjithatë Messi ftohet për ndeshjen e fundit të Barcelonës këtë sezon

0
207

Ernesto Valverde ka vendosur t’i ftojë të gjithë lojtarët që i ka në dispozicion për ndeshjen e fundit të Barcelonës këtë sezon.

Barcelona do ta mbyllë sezonin 2017/18 si kampione në një ndeshje përfundimtare kundër Real Sociedadit të dielën në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Lionel Messi dhe Samuel Umtiti, të cilët munguan në ndeshjen e kaluar kundër Levantes, do të ftohen për këtë ndeshje.

Në këtë ndeshje, Andres Iniesta do t’ia japë lamtumirën Barcelonës.

Tre lojtarë janë lënë jashtë: Sergi Roberto, i cili është i suspenduar, Thomas Verlamen si pasojë e lëndimit dhe Paulinho, të cilit Valverde tashmë i ka dhënë pushim.

Skuadra e Barcelonës për ndeshje ndaj Real Sociedadit:

Ter Stegen, Cillessen; Semedo, Pique, Umtiti, Yerry Mina, Digne, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta, Coutinho, Denis Suarez, Aleix Vidal, Andre Gomes; Lionel Messi, Luis Suarez, Alcacer and Dembele.