Mancini e publikon listën, ftohet Mario Balotelli

0
151

Roberto Mancini e ka nisur epokën e tij me Kombëtaren e Italisë, duke e publikuar listën me 30 lojtarë që do t’i grumbullojë në debutimin e tij me tri ndeshje miqësore.

Bie në sy, ashtu siç pritej, rikthimi i Mario Balotellit, ndërsa janë lënë jashtë disa emra të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Gigi Buffonin dhe Daniele De Rossin, transmeton Gazeta Express.

Italia do të luajë tri miqësore, fillimisht me Arabinë Saudite më 28 maj, më pas në 1 qershor me Francën dhe më 4 qershor me Holandën.

Kjo është lista e plotë prej 30 lojtarëve të grumbulluar nga Mancini:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Torino);

Mbrojtës: Leonardo Bonucci (Milan), Mattia Caldara (Atalanta), Domenico Criscito (Zenit San Pietroburgo), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Chelsea);

Mesfushorë: Daniele Baselli (Torino), Giacomo Bonaventura (Milan), Bryan Cristante (Atalanta), Alessandro Florenzi (Roma), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Napoli), Rolando Mandragora (Crotone), Claudio Marchisio (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);

Sulmues: Mario Balotelli (Nice), Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Matteo Politano (Sassuolo), Simone Verdi (Bologna), Simone Zaza (Valencia).