Ish-ushtari i UÇK’së ankohet se s’iu dha certifikata e invalidit edhe pse humbi këmbët në luftë

0
83

Një ushtar i UÇK’së që kishte humbur këmbët në luftë nuk e ka gëzuar statusin e invalidit. Ia kanë njohur vetëm pozitën e veteranit që e ka refuzuar. Pavarësisht kësaj, Skender Havolli nuk i ka rënë pishman pse dha këmbët për çlirimin e Kosovës.

Kohën më të madhe e kalon i ulur në oborrin e shtëpisë. Më dëshirë do të lëvizte, t’i vizitonte shokët dhe bashkë me ta të shkonin edhe në ato vende ku së bashku luftuan.

Ish ushtari i UÇK’së, humbi dy këmbët në luftë dhe tash i palëvizshëm e përballet me vështirësitë që po i ia sjell jeta.

Havolli me shkallë të lartë të invaliditetit, nuk merr asnjë të ardhur nga shteti. Krejt kjo pasi atij i është njohur vetëm statusi i veteranit por jo edhe invalidit.

Paga e veteranit është 150 euro në muaj ndërsa e invalidit shkon deri në 400 varësisht shkallës së dëmtimeve trupore.

Thotë se eprorët e tij e harruan pas luftës.

Havolli që la Slloveninë për të luftuar në Kosovë është i mllefosur me fryrjen e listave të veteranëve.

Përkundër gjendjes së tij të rëndë ekonomike ky thotë nuk është pishman që sakrifikoj këmbët për vendlindjen e tij.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ish-ushtari-i-uck-se-ankohet-se-s-iu-dha-certifikata-invalidit-edhe-pse-humbi-kembet-ne-lufte-538361/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright