Daçiq: Serbia do ta kundërshtojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në KE

0
181

Shefi i diplomacisë në Serbi, Ivica Daçiq po pretendon se Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Daçiq në një mbledhje të këtij institucioni ka thënë se Serbia do ta kundërshtojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në KE.

Në një takim ku morën pjesë edhe Kroacia e Danmiarka ai tha se Serbia pret zbatimin e ligjit ku vie fjala te Kosova.

“Serbia mbështet angazhimin e Këshillit të Evropës për Kosovën në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe rezolutës 1244”, ka thënë Daçiq.

Në këtë takim, ministri i jashtëm serb përmendi edhe arrestimin e Gjuriqit në Mitrovicën e Veriut.

“Ishte sulm brutal, torturues dhe poshtërues nga Policia e Kosovës”, tha ministri serb.
Kjo deklaratë vjen pikërisht në kohën kur Kosova po pretendon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Së fundi ishte edhe deklarata e Enver Hoxhajt, zv/kryeministrit të Kosovës i cili tha se vendi duhet të nis me hapat për anëtarësim në këtë institucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here