Thyhen xhama në dy kisha ortodokse në Ferizaj

0
90

Janë thyer xhamat e dy kishave ortodokse që gjenden në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve në territorin e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një reagimi për media ka dënuar këtë incident, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.

Aliu, siç përcjell, ka theksuar se ka kontakte të vazhdueshme me klerikët fetar të të gjitha besimeve, dhe se këto incidente nuk do të zbehin raportin, që ai e cilëson të jetë në nivelin e duhur.

Shpenzimet për riparim do t’i marrë përsipër Komuna e Ferizajt.

“Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare” shtoi kryetari Aliu.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thyhen-xhama-ne-dy-kisha-ortodokse-ne-ferizaj-537900/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here