Ronaldo ka ofruar të paguaj 14 milionë euro

0
522

Ylli i Real Madridit ka qenë në luftë ligjore me autoritet e Spanjës dhe ka pranuar fajin e tij në katër vepra për evazion fiskal për të evituar burgun efektiv.

Gazeta spanjolle El Mundo ka raportuar se Ronaldo ka ofruar të paguaj 14 milionë euro dhe ka pranuar gabimin në shkëmbim që të tërhekën akuzat ndaj tij dhe këshilltarëve të tij, shto këtu edhe super-agjentin e futbollit Jorge Mendes.

Thesari i Spanjës ka akuzuar Ronaldo se nuk ka paguar 14.7 milionë euro taksa për të drejtat e imazhit të tij gjatë viteve 2011-2014.

Prokurorët më herët kishin deklaruar se do ta shtyejnë Ronaldo t’i paguaj tatimin e mbetur dhe gjithashtu shqiptohet një dënim që do të arrinte vlerën e 100 milionë eurove.

Pas ofertës së Ronaldos, thesari i Spanjës janë duke shqyrtuar propozimin e bërë nga Ronaldo dhe ende nuk kanë marrë vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here