Pse po vonohen aktakuzat nga Specialja? Kjo është përgjigjja e Gjykatës

0
138

Zyra e mediave të Gjykatës Speciale janë përgjigjur pyetjes të dërguar nga gazeta “Bota sot” në lidhje me vonesën e ngritjes se aktakuzave të para të Gjykatës Speciale.

Ata kanë thënë se aktualisht janë në kuadër të programit për komunikim dhe ndërgjegjësim.

Sipas tyre, krahas kontakteve të rregullta me organizatat e shoqërisë civile në rajon, ata kanë organizuar edhe aktivitete të tjera, ndër të cilat pjesëmarrja e zyrtarëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës si ligjërues në aktivitete të ndryshme si edhe Programi për Vizitorë i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Për sa u përket Dhomave të Specializuara të Kosovës, dëshiroj t’ju kujtoj se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë filluar punën tashmë për njëfarë kohe dhe janë plotësisht funksionale në aspektin gjyqësor që nga 5 korriku i vitit të kaluar, me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Duke filluar nga korriku 2017, i takon Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të ngrejë akuza”, kanë thënë nga zyra për media e kësaj Gjykate.

Ndërkohë, sipas tyre Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë punën.

“Kohët e fundit, Dhomat e Specializuara publikuan Listat e Mbrojtësve për të dyshuar, të akuzuar dhe viktima ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik. Gjithashtu, Dhomat e Specializuara të Kosovës u mblodhën në Hagë për Plenaren e tretë radhazi. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë qenë aktive edhe në kuadër të programit për komunikim dhe ndërgjegjësim. Krahas kontakteve të rregullta me organizatat e shoqërisë civile në rajon, kemi organizuar edhe aktivitete të tjera, ndër të cilat pjesëmarrja e zyrtarëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës si ligjërues në aktivitete të ndryshme si edhe Programi për Vizitorë i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Rrjedhimisht, nuk ka asnjë vonesë në punën e Dhomave të Specializuara. Gjithsesi, për zhvillimet lidhur me aktakuzat mund të vendosë vetëm Zyra e Prokurorit të Specializuar”, janë shprehur nga zyra për Komunikim me media nga Gjykata Speciale.

Vlen të theksohet se edhe pse Gjykata Speciale është formuar që nga gushti i vitit 2015,deri me tani nuk ka filluar ende me ngritjen e aktakuzave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here