Haziri: Vizat shtyhen për një vit sa herë që pushtetarët përmendin datat

0
959

(E plotësuar) – Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes nuk është fitore diplomatike por pjesëmarrje të natyrshme dhe e barabartë, ku morën pjesë afër 60 anëtarë të Qeverisë Haradinaj.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në konferencën javore ka njoftuar për samitin e partive popullore ku LDK ka merr pjesë, duke thënë se angazhimi i tyre ka qenë që angazhimi i deklaratës të jetë sa më përmbajtjesor, ku është vendos një angazhim i përbashkët i Ballkanit Perëndimor të jetë më i përshpejtuar, edhe pse nuk është theksuar ndonjë datë apo qartësie në këtë rrugë politike .

Haziri: Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes nuk është fitore diplomatike

“LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, ne e quajmë pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi sepse vet samiti ka pas karakter historik, 15 vjet nga Selaniku, Ballkani Perëndimor ka pas vëmendjen më të madhe të Komisionit Evropian, përkundër që deklarata dukej shumë më e zbutur se ajo e Selanikut, por është shumë më e kujdesshme, ka perspektivë dhe besojmë që ka shpresa më të mëdha për këtë integrim…..është përmendin që në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë po marrin pjesë edhe njerëz që kanë aktakuza në shtetet e tyre që nuk është e mirë dhe ishte dashur të ketë kujdes me përfaqësim. Po ashtu, edhe në këtë samit është lëshuar rasti që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm dhe me një delegacion të përbashkët, të mos kuptohet Samiti i Sofjes eskurzion politik, ku afër 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë“, tha ai.

Sipas tij, pushtetarët tonë sa herë përmendin vizat e shtynë nga një vit.

Haziri: Kur pushtetarët i përmendin vizat, i shtyn nga një vit

“Sa herë që këta pushtetarët tonë i përmendin vizat, i shtyn nga një vit. Apel i joni është që mos të përmend datë, nuk ka orare për procesin e vizave. Komisioni Evropian ka rekomanduar pozitivisht Kosovën me marrjen e vizave, nuk kemi të bëjmë me një rekomandim dhe nuk duhet të lejojmë manipulim me data as këtu as nga Sofia, ne kemi të bëjmë me marrjen e datës nga Këshilli i Ministrave“, tha ai.

Ai shtoi se duhet të punojmë me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën por edhe ato që e kanë njohur, pasi ka shtete që kanë hezitime.

LDK konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencën e rregullt për media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here