Dokumentet nga Samiti i Sofjes që dëshmojnë përfaqësimin e Kosovës si shtet jo të plotë

0
193

Në Samitin e Sofjes e cila u mbajt gjatë ditës së djeshme Kosova është paraqitur me flusk, “mbi kokë”.

 

 

Gjatë ditës së djeshme në Sofje të Bullgarisë është mbajtur Samiti i Sofjes ku kanë marrë pjesë liderë nga gjithë Evropa duke përfshirë këtu edhe liderët kosovarë.

Në këtë samit thuhet se të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimorë kanë rënë dakord me deklaratat e udhëheqësve  të Bashkimit Evropian.

Mirëpo në këtë Samit Kosova ka pas një paraqitje më ndryshe se vendet tjera. Ajo nuk është paraqitur si shtet i plotë. Dokumentet e Samitit të Sofjes kanë paraqitur Kosovën me fusnotë.

 

 

Në aneksin për të cilën është diskutuar për “Mbështetje për pajtim dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor”, emri i Kosovës është paraqitur me flusk.

Ndërsa shpjegimi për këtë thotë se, “Ky emërtim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Në këtë ankesë është diskutuar për mandatin e EULEX-it në Kosovë dhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Për hapjen e një dritare të re në Programin e Evropës Krijuese, thellim të lidhjeve të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë mbështetje për projektet dhe Fondet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit ka marr pjesë, presidenti i vendit Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjatë ditës së djeshme ka thënë se Ballkani Perëndimor është dhe do të jetë pjesë integrale e Evropës, përkatësisht Bashkimit Evropian.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministrin bullgar Boyko Borissov në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Sofje.

“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë” ka thënë Tusk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here