Thaçi: Tash s’duhet të flitet për zgjedhje, por për reformë elektorale

0
116

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se skena politike duhet të jetë e bashkuar, në mënyrë që të gjithë të marrin përgjegjësi para periudhës së fundit të dialogut me shtetin serb.

“Ne kemi Kushtetutën dhe ligjet tona. Mandati për përfaqësim të shtetit tonë buron nga Kushtetuta për presidentin e vendit. Mendoj se skena politike duhet të jetë e bashkuar, duhet të ruajë politikat koncesuale në mënyrë që në këtë fazë historike përfundimtare të dialogut me Serbinë të marrin përgjegjësitë që na takojnë por edhe kreditë”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Ai u shpreh i bindutr se në këtë çështje të gjithë do të jenë fitues.

Duke folur për tryezat politike që po organizohen, Thaçi shtoi se me këto organizime po tregohet se Kosova ka një shoqëri politike të emancipuar.

Por, ai tha se është ithtar që çdo qeveri ta çojë mandatin deri në fund, pra të mos ketë zgjedhje.

“Aktualisht nuk duhet të diskutohet për zgjedhje, por për reformë elektorale. I nevojitet shtetit, shoqërisë dhe avancimit të demokracisë, qoftë në zgjedhjen e presidentit, apo ndryshimeve të nevojshme elektorale. Kam qenë gjithmonë ithtar që të përmbyllet mandati i rregullt, por situatat politike janë krejt të justifikueshme”, theksoi tutje presidenti i vendit.

Thaçi përfundoi duke thënë se Kosova ka nevojë për institucionet stabile, dhe spektër sa më stabil.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here